Sbunker, Kino Armata dhe DokuFest vazhdojnë tutje me aktivitetin e Natës së filmit dhe dhurimit të librave, me filmin dokumentar të radhës për muajin shtator “Pink Saris”.
Pink Saris – me regji të Kim Longinotto është një film dokumentar i cili flet rreth aktivizimit të Sampat Pal dhe grupit “Pink Saris” në një zonë rurale të Indisë Veriore. Samplat Pal bashkë me gratë e tjera aktiviste angazhohen për të mbrojtur gratë ndaj padrejtësive sociale, shërbyesve civil të korruptuar dhe burrave abuziv. Përmes dokumentarit shpalosen tregimet e tyre të cilat janë histori të rezistencës që ndodhin në një shoqëri patriarkale dhe konservatore.
Shfaqja e filmit bëhet në Kino Armata, nga ora 19:00, ndërsa pas shfaqjes së filmit, do të dhurohen disa libra dhe do të mbahet një diskutim që lidhet me tematikën e filmit të shfaqur.
Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).