‘Qendra për Art Bashkëkohor’ në Prishtinë, ka hapur aplikimet për të zgjedhur ‘Artistët e së Nesërmes’.
Artistë nga Kosova deri në moshën 35 vjeç të cilët punojnë në fushën e artit bashkëkohor përfshirë pikturën, skulpturën, printimet, vizatimet, instalimet, fotografinë, video, media të reja dhe arti i performancës mund të aplikojnë për çmimin ‘Artistët e së Nesërmes’.
Ndërkaq, aplikuesit nuk mund të aplikojnë me vepra në arte të aplikuara, dizajn, teatër, valle dhe film.
Ky çmim i pavarur thelbësor është i organizuar në bashkëpunim me Rezidencën Unlimited në New York dhe është mbështetur nga ‘The Trust for Understanding Mutual’.
Fituesi do të ketë mundësi të jetë pjesë në një program rezidencial artistik dy-mujor në New York, dhe do të hapë një ekspozitë solo në kuadër të programit vjetor të ‘Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor’ Prishtinë për vitin 2020.
Aplikuesi duhet të jetë aktiv si artist për të paktën 3 vjet në Kosovë, të ketë 3-5 projekte referimi dhe të ketë ekspozita në institucione të artit si galeri, qendra arti, muze ose hapësira publike.
Aplikimi për Çmimin “Artistët e së nesërmes” 2019 bëhet nëpërmes regjistrimit online, duke e plotësuar Formularin e aplikimit, dhe duke dërguar dokumentacionin e kërkuar nëpërmes Formularit të aplikimit, që gjendet në web faqen e Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, deri me 27 shtator 2019.