Organizata jo-qeveritare ‘EcoZ’, në Prishtinë, ka organizuar një aksion për të ricikluar gjëra të ndryshme që keni në shtëpitë e juaja. Organizata ambientalistike në fjalë, organizon në vazhdimësi aktivitete në mbrojtje të mjedisit dhe ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë shishe xhami, kavanoza, gota e produkte të tjera që mund të riciklohen, t’i dërgojnë ato në lagjen Arbëria në Prishtinë, në adresën: Rr. Vicianum, nr. 188, çdo të mërkurë, nga ora 10:00 deri në orën 18:00.
Organizata në fjalë ka filluar këtë aktivitet në bashkëpunim me ‘Kosovo Glass Recycling’, ku pas grumbullimit të këtyre produkteve, ato do të dërgohen tek Fabrika e riciklimit të xhamit, në Kosovë.
Nëse ju duhen informata shtesë rreth kësaj iniciative, ju mund të kontaktoni në e-mail adresën: yecozone@gmail.com , apo në numrin: +383 49 905 462.