Festivali ndërkombëtar i letërsisë ‘Polip’, këtë vit do të shënoj 10 vjetorin e themelimit. Ky festival ishte planifikuar të mbahej në muajin maj të këtij viti, por për shkak të situatës së pandemisë festivali do të mbahet prej datave 11 deri më 14 shtator 2020, për të shënuar jubileun e festivalit në fjalë. Festivali do të mbahet në ambient të hapur, duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Organizatorët kanë treguar se në këtë edicion do të jenë të ftuar shkrimtarë, gjuhëtar dhe dashamirës të letërsisë. Në mesin e të ftuarve do të jetë edhe shkrimtari grek Dimitris Lyacos, i cili ishte përmendur edhe si kandidat për çmimin ‘Nobel’, për letërsi, shkrimtari Faruk Shehiq, dramaturgia dhe njëherazi përkthyesja nga Zagrebi, Katja Gërçiq si dhe shkrimtarë, përkthyes dhe poet të shumtë vendor.
Ekipi punues i këtij festivali është duke përgatitur përzgjedhjen e temës së sivjetshme.