Sot, më 22 shkurt, shënohet “Dita Botërore e Modestisë”, ku njerëzit në mbarë botën, pavarësisht nga kombësia, besimi apo kultura, bashkohen për të theksuar rëndësinë e modestisë.
Mburrja për sukses dhe aftësi duhet të jetë e kontrollueshme, sepse të mos zgjedhësh për t’u mburrur është shumë më e vështirë sesa mund të besohet në këtë shoqëri të fokusuar tek vetja, ku individët po bëhen me shpejtësi narcis, të shqetësuar për pamjen e tyre të jashtme dhe duke kërkuar vëmendje.
Njerëzit modest janë më të gatshëm të ndihmojnë të tjerët, të mbajnë lidhje të shkëlqyera, të marrin vendime të mira e te arsyeshme.
Mos të harrojmë se udhëheqësit më të mëdhenj, janë njerëz modest, të cilët nuk janë vetëm udhëheqës efektiv, por ata shkëlqejnë dhe përparojnë brenda modestisë së tyre.