“Fillo të mendosh, fillo të ndryshosh!” (Start Thinking, Start Changing!), kjo është motoja nën të cilën data e sotme 22 shkurti, shënon “Ditën Botërore të Mendimit”. E shënuar që nga viti 1926, “Dita Botërore e Mendimit”, është një ditë e miqësisë ndërkombëtare dhe ka për qëllim të promovojë solidaritetin ndërkombëtar, të rrisë ndërgjegjësimin për problemet globale dhe të festojë diversitetin kulturor. Udhërrëfyesit e shënojnë këtë ditë, duke organizuar aktivitete që inkurajojnë mendimin kritik, dialogun mes kulturave dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
“Dita Botërore e Mendimit”, është një mundësi për të reflektuar për rëndësinë e udhëheqjes dhe arsimimit të vajzave dhe grave në shoqëri. Qëllimi i shënimit të kësaj dite është edhe që të rrit ndërgjegjësimin për sfidat globale për të ndihmuar në ndërtimin e një botë më të mirë e më të drejtë për të gjithë.