Zhvillimi i teknologjisë ka ndihmuar zhvillimin e fushave të ndryshme në jetë, duke mos e lënë anash as fushën e mjekësisë, e sidomos mjekësinë moderne e cila është e mbështetur në teknologji.
Mjekësia e kohës sonë është zhvilluar shumë dhe rastet kur nuk tregohet e suksesshme janë shumë më të rralla, megjithatë ka persona që parapëlqejnë mjekësinë alternative.
Mjekësia alternative jep përgjigje në pyetjet të cilat ajo moderne nuk është përgjigjur, por këtu ka një problem, në raste të shumta mjekësia alternative nuk ka mbështetje shkencore në teknikat e saj të shërimit. Ndër format më të përhapura dhe të suksesshme të mjekësisë alternative janë: Akupunktura, Aromaterapia, Balneoterapia, Refleksologjia, Reiki dhe Yoga.
Në kuadër të mjekësisë alternative hyn edhe mjekësia popullore, me barëra tradicionale të cilat në shumë raste tregojnë sukses në luftimin e shumë problemeve shëndetësore, të cilat mund të jenë sfidë për mjekësinë moderne.
E kur jemi tek shëndeti, nuk thuhet kot, më i mirë është parandalimi sesa shërimi!