Xhudistja Laura Fazliu ka fituar dje (30.07.24), medaljen e bronztë pas ndeshjeve në repesazh, ku mposhti kundërshtaren kroate Katarina Kristo në ‘golden score’, pasi nuk mjaftuan minutat e rregullt.
Tani, radhën për të kërkuar medalje në Olimpiadën e Parisit e kanë edhe tri sportiste kosovare.
Loriana Kuka do të garojë në kategorinë deri në 68 kilogramë në xhudo më 1 gusht, Gresa Bakraçi do të garojë më dy gusht në 800 metra vrapim në atletikë si dhe notarja Hana Beiqi do të jetë sportistja e fundit kosovare që garon në edicionin e Parisit 2024, që do të luftojë për medalje më 3 gusht në disiplinën 50 metra stil i lirë.
Nga garuesit paraprakë, Distria Krasniqi rrëmbeu të argjendtën, ndërkaq Laura Fazliu të bronztën, që të dyja në xhudo.