Çdo vit, në javën e parë të muajit janar, shënohet ‘Java e Festimit të Jetës’, ditë këto që na kujtojnë të jemi mirënjohës ndaj të gjitha të mirave që na rrethojnë, që nga shëndeti që e gëzojmë e deri te familja, miqtë, e shumë të mira të tjera të panumërta.
Ka shumë gjëra për të cilat ia vlen të festojmë, si p.sh. arritjen e një qëllimi specifik, vazhdimin e arsimimit apo arritjen e një peshe të shëndetshme. Mirëpo, edhe gjërat e vogla ia vlen të festohen, p.sh., se si të mësosh të bësh një recetë të re ose të zbulosh një autor të ri, të tejkalojmë frikën, hapjen e një biznesi apo krijimin e miqve të rinj, këto e shumë të tjera janë gjithashtu arsye të shkëlqyera për të festuar.
Për çdo vit, java e parë e muajit janar, na rikujton dhe inkurajon që të shijojmë jetën, si dhuratën më të mrekullueshme dhe më të çmuar.