FC Prishtina ka filluar fazën përgatitore për edicionin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
Kryeqytetasit do të stërviten për 10 ditë në Kosovë, pastaj do të vazhdojnë përgatitjet jashtë vendit.
Faqja e klubit ka njoftuar se më 14 janar Prishtina do të udhëtoj drejt Antalias ku do të qëndroj për 14 ditë.
Përveç fazës përgatitore në Antalia, Prishtina do t’i zhvilloj edhe disa ndeshje miqësore.