Konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ka përcaktuar moshën 14 vjeçare, si moshë minimale për punë të lehta dhe me orar të shkurtër. Megjithatë, miliona fëmijë në gjithë botën keqtrajtohen dhe detyrohen të punojnë edhe punë të rënda edhe nën këtë moshë. Sipas një raporti të fundit nga UNICEF-i, 1 në 10 fëmijë në gjithë botën punojnë, ku shumë nga ta madje edhe punë shumë të vështira fizike dhe me orar të gjatë. India, Bangladeshi dhe Pakistani, janë vetëm disa nga vendet me numrin më të madh të fëmijëve, të cilët janë të detyruar të punojnë, duke i privuar ata nga shkollimi dhe zhvillimi i tyre arsimor.
Për të parandaluar këtë dukuri, çdo vit me 12 qershor, shënohet ‘Dita botërore kundër punës së fëmijëve’, e cila shënohet me fushata të ndryshme dhe aktiviteteve vetëdijesuese.
Puna e fëmijëve, është një shkelje e të drejtave themelore të njeriut dhe pengon zhvillimin e fëmijëve, duke i çuar ata potencialisht në dëmtime fizike ose psikologjike, gjatë gjithë jetës së tyre.