– Me 12 qershor, të vitit 2011, Pink Floyd njoftuan se do të ribashkohen me ish-basistin Roger Waters, i cili ishte larguar nga grupi në vitin 1985. Kjo ishte hera e parë që grupi do të luante së bashku si kuartet, që nga turneu i tyre i fundit ‘The Wall’, në vitin 1981.
– Në këtë datë, të vitit 1970, David Bowie publikoi këngën ‘Memory of a Free Festival’, e cila përfshinte debutimin në studio të kitaristit Mick Ronson dhe bateristit Mick Woodmansey.
– Në po këtë datë, të vitit 2019, rock bendi Radiohead, u detyruan të publikojnë albumin e tyre para se ta përfundonin plotësisht, pasi që disa hakerë e kishin vjedhur këtë album dhe kërkonin rreth 150 mijë dollarë nga grupi, për të mos e publikuar atë në treg. Në vend të kësaj, grupi lansoi albumin para kohe dhe fitimet nga ky album shkuan për aktivistë të ngrohjes globale.