Mos jeto për t’ju bërë përshtypje të tjerëve, mirëpo puno për të përmirësuar cilësinë e jetës tënde, pasi që jeta është vetëm një proces…Ne ngrihemi dhe biem poshtë, kemi suksese dhe dështojmë. Por këto përvoja përmbajnë mësime të rëndësishme për ne, ato që duhet t’i mësojmë nëse shpresojmë të kemi një jetë të sukseshme. Shumë studiues e autorë kanë shkruar për mësimet që duhet t’i marrim, drejt një jete të suksesshme, ndërsa në vijim Radio KFOR-i ju propozon që ti lexoni disa mësime, të cilësuara si të rëndësishme për një jetë më të suksesshme:
Mësimi jetësor #1: Përcaktoni vlerat e mira: Shumë shpesh, suksesi matet vetëm për sa i përket parave ose fuqisë personale. Për t’u bërë një qenie njerëzore e suksesshme, duhet të piqemi emocionalisht, shoqërisht, shpirtërisht dhe moralisht. Për shumë njerëz, zhvillimi i etikës dhe vlerave nuk kultivohet dhe jeta e tyre rrotullohet rreth ndjekjes së epsheve, posedimit të gjërave materiale dhe një mentalitet narcistik “unë duhet të jem i/e pari/a”. Njerëzit janë të krijuar për “tërësi”. Vlerat e mira ndodhin brenda nesh dhe i japin kuptim dëshirës për të bërë mirë.
Mësimi jetësor #2: Zhvilloni vetëdijen: Vetëdija është aftësia për t’i hedhur një vështrim të sinqertë vetes tonë, pa gjykuar ato që ne i shohim si të mira ose të këqija. Shumë njerëz nuk bëjnë përpjekje për të njohur personin më të rëndësishëm në jetën e tyre – veten e tyre. Përvojat tona (të mira dhe të këqija), formojnë mënyrën se si ne e shohim botën, kështu që është jetësore për ne të kuptojmë se si bota ka formuar personalitetet tona.
Mësimi jetësor #3: Mos u lidhni pas lumturisë: Lumturia është një fjalë e popullarizuar këto kohë, por le të jemi të sinqertë – lumturia nuk është gjë tjetër veçse një emocion i çastit. Më shumë e rëndësishme është të kërkosh gjëra në jetë që kanë vlerë dhe kuptim (mësimi jetësor # 1). Momentet e lumturisë automatikisht do të burojnë nga ato gjëra.
Mësimi jetësor # 4: Mësimet më të mira zakonisht shfaqen nga dështimet: Warren Bennis kishte thënë: “Të gjithë udhëheqësit e shkëlqyeshëm, pa përjashtim, kanë pësuar dështime traumatike. Sikur në ato moment hekuri të hynte në shpirtin e tyre; ato momente krijojnë rezistencën që u duhen udhëheqësve”.
Mësimi jetësor # 5: Qëndrimi juaj është një gjë që mund ta kontrolloni gjithmonë: Qëndrimi ynë ndikon në mendimet, emocionet dhe sjelljen tonë. Një numër i njerëzve priren rreth mendimeve negative ndërsa refuzojnë të shohin gjërat e mira që i rrethojnë. Të kesh qëndrim pozitiv ndaj jetës në përgjithësi, është çelësi i të ecurit përpara.