4 Prilli, është shpallë ‘Ditë Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Minat’, që nga viti 2015, nga Kombet e Bashkuara, me qëllim të ndërgjegjësimit dhe edukimit të publikut për rreziqet e tyre.
Për më shumë se 20 vjet “Shërbimi për Veprimi ndaj Minave” (UNMAS), në Kombet e Bashkuara punon për të shpëtuar jetë, për të lehtësuar vendosjen e misioneve të Kombeve të Bashkuara në vendet në nevojë, për të shpërndarë ndihma humanitare, për të mbrojtur civilët, për të mbështetur kthimin vullnetar të të zhvendosurve brenda vendit të tyre, të gjitha këto duke mbrojtur të drejtat ligjore ndërkombëtare dhe humanitare.
Në këtë “Ditë Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit ndaj Minave’, edhe një herë konfirmohet angazhimi për çrrënjosjen e dëmit të tmerrshëm të shkaktuar nga minat si dhe për të qenë afër atyre që janë të prekur nga shpërthimi i tyre.