Elit Hoti, është një i ri i talentuar, i cili ka dëshmuar dashurinë dhe talentin që ka për muzikën edhe në konkurse të dedikuara pikërisht për zbulimin e talentëve të rinj. Ai ka zgjedhur që të jetë çdo ditë afër adhuruesve të tij, duke lansuar ‘cover’ të këngëve të shumta edhe përmes rrjeteve sociale. Së fundmi, Eliti ka sjellur remix-in e këngës ‘Hana’, e cila ka lindur si bashkëpunim në këtë kohë pandemie, kështu tha për Radio KFOR-in, Elit Hoti: “Remix-in e ka mundësuar producenti Lennox ndërsa projekti origjinal është bashkëpunim në mes të Yll Limanit dhe Flori Mumajesit, që është një këngë e cila është mirëpritur nga audienca ende pa u publikuar. Është një projekt që është lansuar posaçërisht për këtë situatë, duke pasur parasysh se qëndrimi në shtëpi është paksa i mërzitshëm, por jemi ne ata që duhet me ide kreative ta tejkalojmë këtë situatë. Andaj, qëndroni në shtëpi sepse vetëm në këtë mënyrë të gjithë ne do të jemi heronjtë që do e mposhtim armikun e padukshëm. Dhe në fund të fundit, askush nuk ua ndalon ta dëgjoni këngën e ta shikoni hënën nga dritarja juaj…”.
Remix-in e këngës ‘Hana’, mund ta dëgjoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: