Teknologjia na ofron qasje të shpejtë në informacion dhe njohuri, duke na ndihmuar të marrim vendime të informuara, andaj është thelbësore për zhvillimin e shoqërisë moderne dhe përballimin e sfidave të së ardhmes. Radio KFOR-i ju sjell më të rejat e kësaj fushe, të kësaj jave që po e lëmë pas.
– Kanë nisur provat për trenat “Hyperloop”. Provat për trenat Hyperloop kanë filluar në Holandë, me qëllim që deri në vitin 2030 të lidhen disa qytete evropiane me shpejtësi mbi 700 km/orë. Testet fillestare arritën shpejtësinë 30 km/h në një segment 100 m.
– Sony ka zbuluar PlayStation 5 Pro, me çmim 700 dollarë, e disponueshme nga 7 nëntori, 2024. Modeli i ri ofron përmirësime grafike, duke reduktuar hendekun mes modaliteteve Performance dhe Fidelity.
– Adoleshenti 13-vjeçar ka ndërtuar një robot për kubin e Rubikut. Është ky një nxënës 13-vjeçar, me emrin Ruarcc, që ka ndërtuar një robot që zgjidh kubin e Rubikut. Ai filloi projektin në vitin e tij të dytë në shkollë të mesme, duke shprehur dëshirën për një karrierë në IT.
– Apple ka lëshuar në treg iOS 18, që ofron personalizime të reja për iPhone. Veçoritë e Apple Intelligence do të fillojnë në tetor, por momentin nuk do të jenë të disponueshme në BE.
– Veçoritë e reja të Samsung Galaxy S25, tregojnë se telefoni do të jetë pak më i vogël se paraardhësi, me dizajn të ngjashëm, procesor Exynos 2500 ose Snapdragon 8 Gen 4 dhe prezantimi i tij në treg është planifikuar për datën 13 janar, 2025.
– Vjen gjenerata 6G e telekomunikimeve. Universiteti i Glasgow ka zhvilluar një material dy-dimensional që do të përmirësojë komunikimet satelitore për gjeneratën 6G, duke dyfishuar informacionet e transmetuara me valë elektromagnetike.







