Në gjithë botën, mbi 55 milion njerëz janë të prekur nga sëmundja Alzheimer. Sëmundja e Alzheimerit është një çrregullim i trurit që përkeqësohet me kalimin e kohës. Kjo sëmundje bën që truri të tkurret dhe qelizat e trurit të vdesin përfundimisht duke sjell demencë. Sot, në solidarizim me miliona njerëz të prekur në botë nga kjo sëmundje, shënohet ‘Dita ndërkombëtare e sëmundjes Alzheimer’, që thërret për bashkimin dhe krijimin e mënyrave si dhe mundësive për personat me këtë sëmundje dhe integrimin e tyre në jetën sociale.
Për momentin, nuk ka një kurë të njohur për sëmundjen e Alzheimerit, megjithatë, ekzistojnë disa mundësi trajtimi që mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për ata që janë të prekur.
Është e rëndësishme që individët dhe kujdestarët të konsultohen me profesionistë të shëndetit për të zhvilluar një plan trajtimi të përshtatshëm dhe për të marrë mbështetje për menaxhimin e simptomave dhe ndihmën e nevojshme.







