E themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1981, çdo vit më 21 shtator, shënohet “Dita Ndërkombëtare e Paqes”.
Kjo ditë paraqet vlerat e nevojshme për një kulturë paqeje, që përfshinë respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Kjo ditë promovon gjithashtu edukimin, dialogun dhe bashkëpunimin si dhe angazhimin për zgjidhjen paqësore të konflikteve, aderimin ndaj lirisë, drejtësisë, demokracisë, tolerancës, solidaritetit, dialogut dhe mirëkuptimit në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe midis kombeve.
Çdo vit “Dita Ndërkombëtare e Paqes”, ka një temë specifike, duke theksuar aspekte të ndryshme të paqes, si veprimi klimatik, zgjidhja e konflikteve ose të drejtat e njeriut. Tema e këtij viti është “Të kultivojmë kulturën paqësore”.







