Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”, i cili ka për qëllim nxitjen e ndryshimeve pozitive në shoqëri përmes mundësimit të vitalitetit kulturor dhe kreativitetit, sot (18 prill), nga ora 19:00, organizon diskutimin e radhës në kuadër të “4AM Discussion”.
Artisti i njohur kosovar Driton Selmani do të flasë për një temë interesante rreth njohjes së vetvetes dhe gjithçka që na rrethon, po ashtu ai do të prezantoj edhe disa vepra të tij që lidhen pikërisht me temën.
Një prej sfidave kryesore mbetet njohja e vetes.