Organizuar nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC), sot (19 prill), në Qendrën Rinore në Shkollën “Hivzi Sulejmani”, në ora 13:00, do të shfaqet filmi “Gardhi” me skenar dhe regji të Lendita Zeqirajt.
Pavarësisht këmbënguljes së Gentit që edhe atij t’i dëgjohet zëri, nëna e tij nuk i kushton vëmendje. I zënë në mes dëshirës së tij për të adoptuar një qenush, injorancën e nënës së tij dhe një diskutim të pakëndshëm familjar, Genti kërcen mbi gardh, duke zgjedhur rrugën e tij, për tu bashkuar me një djalë rom për gjetjen e qenushit të tij.
Ky film përbëhet nga kjo kastë aktorësh: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Timur Urçan, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Alketa Sylaj, Edita Dula, Arta Selimi etj. Filmi “Gardhi” shfaqet në kuadër të projektit ‘U-Report’, me mbështjetje nga UNICEF.