Nesër (19 prill), në Termokis nga ora 20:00, organizohet koncert humanitar për t’i ardhur në ndihmë Kaltrinës, e cila prej disa muajsh është në luftë me një sëmundje të rrallë, e cila njihet si ‘Encephalitis autoimuna anti NMDAR’, sëmundje kjo e cila sulmon sistemin nervor dhe vështirëson funksionimin e rregullt të trupit. Kjo sëmundje ka kosto të lartë dhe për fat të keq nuk mund të trajtohet në Kosovë.
Familja Zhushi bashkë me shoqërinë e Kaltrinës kanë filluar kampanjën për të mbledhur fonde, të cilat do të mundësonin sigurimin e terapisë së nevojshme për Kaltrinën.
Numri i xhirollogarisë në të cilin mund të kontribuoj secili është: TEB 2011000057284166. Për transfer jashtë Kosovës: Swift Code:TEBKXKPR: IBAN:XK05: TEB 2011000057284166.