Çdo ditë e më shumë po shtohet numri i dashamirëve të çiklizmit, të cilët ndonëse në mungesë të shtigjeve për ngasje në rrugët e vendit, po gjejnë mënyra të ndryshme për të përmbushur pasionin e tyre.
Janë të shumta aktivitetet e ndryshme sportive që po realizohen në qytete të ndryshme të Kosovës, të cilat për qëllim kanë eksplorimin e natyrës e resurseve të bukura të Kosovës, përmes udhëtimeve me biçikleta.
Kësisoj, të shtunën që vjen (18 gusht), në ora 07:00, Adventure Trips Kosovo, Critical Mass Prishtina dhe Night Ride Prishtina, ftojnë të gjithë adhuruesit e natyrës dhe çiklizmit që t’i bashkohen një udhëtimi mbresëlënës, nisja e të cilit bëhet nga Sheshi “Ibrahim Rugova”në Prishtinë.
Qindra kilometra do të kalohen në çiklizëm( rreth 150 gjithsej, në dy drejtimet),me një terren të lehtë për tu kaluar.
Qershia mbi tortë do të jetë Festivali “Hardh Fest”, atje ku do të kalohet pjesa e mbetur e ditës, me verë cilësore e me muzikë të mirë.