Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim – “TOKA”, së bashku me Produksioni ndërkombëtar “Youth Bridge Global” dhe aktorë të rinj vendas, sjellin në Kosovë shfaqjen e Shkaspeare-it, “Ëndrra e një nate vere”, të udhëhequr nga Profesor Emeritus Andrew Garrod nga kolegji prestigjioz “Dartmouth” i New Hampshire të Amerikës, i cili trajnojë aktorë të rinj nga Kosova për të sjellë shfaqjen e klasikut të madh Shakespeare në vendin tonë.
Pjesë e këtij produksioni ishin dhe dramaturgja me famë botërore, Jessica Swale dhe koreografi anglez, fitues i disa çmimeve, Alex Payne.
Shfaqja “Ëndrra e një nate vere” do të shfaqet gjithsej 4 herë, duke filluar nga sonte, (15 gusht) dhe nesër (16 gusht), nga ora 20:00, në Sheshin 21, në Prishtinë, kurse më 18 gusht, në orën 15:00 dhe në orën 20:00, në fshatin Kukaj. Të interesuarit shfaqjen mund ta shohin falas.