Sonte (15 gusht) me fillim nga ora 19:30, Parku Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, ju fton që t’i bashkëngjiteni aktivitetit që po organizohet nga KNGJ – Këshilli i Nxënësve të Gjakovës.
Aty sonte, në kuadër të ide-projektit ‘Next 2.0’, të rinjtë e pranishëm do të kenë mundësi që të dëgjojnë storiet e shumta të sukseseve të të rinjve në qytetin e Gjakovës, të cilët do të prezantojnë të arriturat dhe bizneset e tyre.
Siç kanë thënë edhe organizatorët, arsyeja e kësaj ngjarje është që të shtyjnë të rinj të tjerë përpara drejt sukseseve të reja.
Në kuadër të ‘Next 2.0’, do te ketë prezantues dhe folës të ndryshëm nga fusha e ndërmarrësisë.