Në ditën e 5-të të “Festivalit të muraleve” në Ferizaj, organizohet mbrëmje poetike me shkrimtarin dhe aktorin Kosovar, Shpëtim Selmani. Në prononcimin e dhënë për Radio KFOR-in, Drejtoresha E “Festivalit të muraleve”, Lebibe Topalli u shpreh:
“Qëllimi është të bëjmë aktivitete artistike për qytetarët e sidomos në kohën e korrikut për diasporën, për këtë arsye kemi pasur edhe koncert që ka zgjatur 3 netë. Kemi dëshirë që çdo i ri të gjejë kohë, ndoshta atë kohën e kafenesë, sa do të zgjasë mbrëmja poetike që të vijnë të dëgjojnë vargjet e poetit që aq mirë di ti shtjellojë në menyrë shpirtëtore.”
Aktiviteti në fjalë fillon sonte (15.07.19) nga ora 20:00, në teatrin “Adriana”, e sipas organizatorëve kjo mbrëmje poetike do të jetë e hapur për të gjithë të interesuarit.