Nga data e sotme 15.07.19 e deri më 17.07.19 në Soma Book Station, është hapur një pazar shumë ndryshe nga ata që jemi mësuar t’i shohim deri më sot. Është “Pazari i objekteve t’pazakonta”, që ka bërë bashkë njerëzitë të cilët janë të fiksuar pas mbledhjes së gjërave të çuditshme dhe të pazakonta.
Ky pazar po organizohet nga Soma Book Station dhe të gjithë ju që e vizitoni do të keni mundësi të takoni njerëz që punojnë zanate të ndryshme dhe ata që mbledhin objekte të cilat i kanë mbijetuar kohërave.