Në kuadër të festivalit të ‘Artit në hapësirë publike Hapu’, sonte (15.07.19) duke filluar nga ora 18:30, do të organizohet performanca ndërdisiplinare ‘Tape Riot’, që përfshin vallëzim, muzikë dhe art visual nga kompania zvicerane ‘Asphalt Pileton’. Kjo performancë do të sjell një lojë skenike që do të përfshijë edhe publikun.
Festivali do të vazhdojë aktivitetet edhe nesër (16.07.19) duke prezantuar edhe dy performanca njëra nga Fitore Alisdottir Berisha dhe performancën ‘The snowball effect”, e cila bënë bashkë artistët nga Kosova, Franca, Italia dhe Skocia.