Policia e Kosovës vazhdimisht u apelon të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të kenë kujdes maksimal, të jenë të vëmendshëm dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit. Megjithatë, aksidentet në trafik ndodhin vazhdimisht, duke përfunduar edhe me fatalitet. Në një përgjigje që Radio KFOR-i, mori nga Zyra për Informimin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se gjatë periudhës janar-tetor 2021, në Kosovë kanë ndodhur mbi 11 mijë aksidente me dëme në trafik, mbi 6 mijë aksidente me lëndime, derisa gjatë kësaj periudhe nga aksidentet kanë humbur jetën 97 persona. Derisa gjatë periudhës së njëjtë, Policia e Kosovës, nga muaji janar deri në tetor 2021, ka shqiptuar rreth 400 mijë tiketa, për persona që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Policia e Kosovës po ashtu apelon që deri më datën 15 mars, 2022, të gjitha mjetet në qarkullim ti kenë pajisjet dimërore dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë sezonit dimëror.
Më poshtë lajmit mund të gjeni edhe tabelën me statistika shtesë, të publikuar nga Policia e Kosovës, për aksidentet në trafik, nga muaji janar e deri në muajin tetor 2021: