Me 29 nentor te vitit 1980, grupi ABBA arrit te jete ne krye të top listes britanike me kengën ‘Super Trouper’, hitin e 25-të të Top 40 në grup në Britani të Madhe. Emri “Super Trouper” i referohej ndriçuesve gjigantë të përdorur në koncertet e stadiumit.
Në vitin 1997, Whitney Houston u tërhoq nga një koncert i sponsorizuar nga religjioni ‘Moonies’ dy orë para se te shfaqej ne skene. Kjo ndodhi pasi kengetarja zbuloi se ngjarja ne fakt ishte një martesë masive për mbi 1.000 çifte te religjionit ‘Mooni’e. Grupi fetar tha që ata nuk kishin ndërmend të padisnin me kusht që këngëtarja të kthehej tarifën prej 1 milion dollarë që kishte marrë.
Në të njejten datë por të vitit 1997, kenga ‘Perfect Day’ e performur nga artistë të ndryshëm përfshirë ketu Elton John, Bono, Tom Jones & David Bowie arrit te rangohet e para ne top listen e Mbretërisë e Bashkuar. Shkruar dhe regjistruar fillimisht në 1973 nga Lou Reed, ky bashkëpunim i ri i 29 artistëve të mëdhenj ishte ne fakt nje fond bamiresie qe shkoi per “BBC Children In Need”.