Edhe vendi ynë ende po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19, mirëpo për fat të mirë, sipas raporteve që na vijnë nga institucionet shëndetësore, ditëve të fundit situata është e menaxhueshme.
Nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShPKUK), bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Bazuar në raportet e datës së sotme (29 nëntor), nga klinikat Covid në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme, pra në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, duke u trajtuar janë 12 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 23 të tjerë post-covid, pra pasi kanë kaluar Covid-19. Me oksigjeno-terapi janë 13 pacientë, kurse në mjekim intensiv, nuk ka pacientë.
Numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë, është 335 persona.