Nga të dhënat e fundit që ka publikuar Ministria e Shëndetësisë, duke ju referuar statistikave të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, prejse ka filluar procesi i vaksinimit, në Kosovë janë dhënë gjithsej 1.794.993 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Bazuar në të njëjtat statistika, mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës, janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë mbi 89 mijë doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nga 5.082 testime, 787 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe janë shënuar 2 raste të vdekjes. Vaksinimi mbetet një nga mënyrat më efektive në luftën kundër pandemisë, e bashkë me vaksinimin mos harroni të mbani maskat, të respektoni distancën dhe të mbani higjienën.