Mbrëmë me 8 shkurt, në Londër, janë ndarë çmimet prestigjioze në muzikë ‘Brit Awards’, për të shpërblyer artistët për punën e tyre në industrinë e muzikës. Edicioni i 42-të i këtij spektakli, solli në skenë emrat më të mëdhenj të muzikës, siç janë Ed Sheeran, Adele dhe Sam Fender, të cilët u paraqitën me performanca të shkëlqyeshme, mirëpo edhe u shpërblyen. Dua Lipa e cila vitin e kaluar rrëmbeu tre çmime, këtë vit u vlerësua me çmimin për ‘Këngëtaren më të mirë pop/r&b’ dhe meqë ajo ndodhet në Amerikë për turneun e saj muzikor, ajo i falënderoi fansat nga një lidhje direkte. Çmimet kryesore të natës i takuan këngëtares së mirënjohur Adele, e cila u shpërblye me çmimet ‘Artistja e vitit’, ‘Kënga më e mire e vitit’ dhe për ‘Albumin më të mirë të vitit’.
Më poshtë sjellim listën e fituesve të çmimeve ‘Brit Awards’:
Artiste e vitit: Adele
Grupi më i mirë i vitit: Wolf Alice
Artisti i ri më i mirë: Little Simz
Albumi i vitit: Adele ‘30’
Artisti më i mirë në zhanrin Pop/R&B: Dua Lipa
Artisti më i mirë në zhanrin Alt/rock: Sam Fender
Artisti më i mirë në zhanrin Hip-hop/grime/rap: Dave
Artisti më i mirë në zhanrin Dance: Becky Hill
Artisti më i mirë ndërkombëtar: Billie Eilish
Grupi më i mirë ndërkombëtar: Silk Sonic (Bruno Mars & Anderson .Paak)
Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit: Olivia Rodrigo – Good 4 u
Kantautori i vitit: Ed Sheeran
Producenti më i mirë: Inflo