Energjia elektrike është jetike, prandaj edhe kursimi i saj është shumë i nevojshëm si në ambiente familjare ashtu edhe në biznese.
Një ndër mënyrat më të mira të kursimit, kur është fjala për ndriçim, konsiderohet përdorimi i dritave LED, në vend të dritave të modelit të vjetër me natrium, temë kjo për të cilën kemi biseduar me pronarin dhe menaxherin e financave në kompaninë ‘Electra’, z. Valon Gashi, i cili për Radio KFOR-in tha: “Përkundër që ka kërkesë për poqët klasik elektrik, shumica e klientëve kërkojnë produkte që harxhojnë më pak energji elektrike. Një dritë 100 W, tashmë zëvendësohet më një dritë LED 10W, e cila është më ndriçuese dhe intensitetin e dritës e ka më të mirë. Me një matematikë të thjeshtë, 20 drita të modelit të vjetër kanë shpenzuar energji elektrike pothuajse sa 200 drita të teknologjisë LED. Përdorimi i dritave LED bën kursim 30 deri në 50% të energjisë elektrike. Çmimet e produkteve kualitative, po flasim për dritat LED variojnë nga 1.5 deri në 2 EUR që është një çmim jo i lartë marr parasysh jetëgjatësinë dhe kursimin që bëjnë këto produkte.”
Kemi shumë hapësira ku mund të kursejmë energjinë elektrike, e në njërën ndër to bën pjesë edhe ndriçimi LED.