Sot në botë shënohet një datë e veçantë, është kjo ‘Dita e përqafimit’, e cila zë vend çdo vit me datën 12 shkurt. Është e vështirë të mohosh fuqinë që një përqafim i thjeshtë, mund të ketë mbi disponimin tonë dhe mirëqenien tonë të përgjithshme.
Është e mahnitshme se si një gjest kaq i thjeshtë, mund të shkrijë problemet e një njeriu. Ne e përqafojmë dikë për të festuar arritjet më të larta të një personi dhe për ta qetësuar atë gjatë uljeve të tij më të ulëta.
Ndër shumë përfitime të tjera, përqafimet ndihmojnë në uljen e stresit, rritjen e besimit të ndërsjellë dhe uljen e presionit të gjakut. Përqafoni një person që doni, sot është dita e përqafimeve!