Balkan Green Foundation në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian, është duke zbatuar projektin ‘Empower – Engage – Build Ownership’.
Organizuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare, sot (8 tetor), mbahet sesioni informativ “Prezantimi i thirrjes për grante”, i cili do të mbahet në Mitrovicë, përkatësisht në Kolegjin Internacional të Biznesit, nga ora 11:00-12:00.
Thirrja për Propozime në kuadër të këtij projekti ka për qëllim të mbështesë OJQ-të lokale/ OSHC-të, për të zbatuar projekte dhe iniciativa të organizuara në Kosovë në një nga tre fushat tematike: Mbrojtja e Mjedisit, Energjia e Gjelbër dhe Rritja e Qëndrueshme e Ekonomisë/Ekonomia Qarkore.