Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” do të organizojë të enjten (10 tetor) diskutim me vajzat e grupit “HAVEIT”.
Grupi “HAVEIT” është një kolektiv prej katër vajzave: Alketa Sylaj, Hana Qena, Vesa Qena dhe Arberore Sylaj.
Në kuadër të programit “4AM Discussion”, “HAVEIT”, duke nisur nga ora 19:00 e ditës së enjte do të flasin për punën dhe pjesën prapa çdo performance të realizuar.
Ky grup është formuar në vitin 2011 në Prishtinë dhe që nga ajo kohë “HAVEIT” ka krijuar disa performanca publike, por që vëmendje mediale mori në vitin 2015, me foto, performancën e puthjes në qendër të qytetit.
Përmes punës së tyre ato trajtojnë çështje të ndryshme sociale dhe provokojnë tabutë.
Programi i “Project Space” mbështetet nga “Swiss Cooperation Office” në Kosovë.