Në kuadër të 8 Marsit “Ditës Ndërkombëtare të Gruas”, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis organizon aktivitetin e titulluar “Poezi për Fuqi – çdo ditë është 8 Mars”. Ky takim synon që nën tingujt e muzikës të lexohen vargjet më të bukura fuqizuese të poetëve të shquar, përmes poetëve: Arbër Selmani, Flutura Açka dhe Ilire Zajmi.
Të ftuar në këtë takim do të jenë edhe aktivistet, Jehonë Jahaj dhe Zhaklin Lekatari, pastaj artistët: Melihate Qena, Blerta Gubetini, Donikë Ahmeti, Edlir Gashi, Ismail Kasumi, Kaltrinë Zeneli, Mikel Markaj, Qëndresa Kajtazi dhe Zhaneta Xhemajli.
Kjo ngjarje e cila do të moderohet nga themeluesja dhe njëherit drejtuesja e organizatës Artpolis dhe Festivalit FemArt, Zana Hoxha, do të filloj nga ora 19:00, në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë.