Teatri Metropol po vazhdon me edicionin e tretë të Festivalit “MetroSound 3”. Sikurse çdo aktivitet artistik i mbajtur kohëve të fundit, për shkak të pandemisë edhe ky aktivitet po zhvillohet online.
Programi muzikor i “MetroSounds 3”, ka për qëllim të prezantojë dhe promovojë kulturën alternative shqiptare nëpërmjet performancave shumë të veçanta, nga artistë të rinj shqiptarë, DJ-ve dhe bendeve bashkëkohore. Performancat e festivalit do të mund të ndiqen online çdo të diel, nga ora 20:00, deri me datën 21 mars, 2021.
Nata e parë të këtij eventi artistik, ka filluar me datën 28 shkurt dhe është hapur nga artistja dhe DJ nga Kosova, Oda Haliti, për të vijuar më pas çdo fundjavë me artistë të tjerë.
Të interesuarit për të ndjekur performancat Live të Festivalit në fjalë, mund të vizitojnë faqen online të Teatrit Metropol, në adresën elektronike: https://www.facebook.com/teatrimetropol/