Artizanati mbetet një profesion i çmuar, të cilin mjeshtrit popullorë e kanë përcjellë ndër shekuj zanatin e tyre, nga brezi në brez. Për të mësuar më shumë rreth punëdores artizanale, të shtunën (4 Maj), në Termokiss, prej orës 14:00 do të mbahet një punëtori, ku të interesuarat mund të marrin me vete makinën e qepjes, kurse materialet e tjera do të sigurohen nga organizatorët.
Aktivitetet e punëdores do të vazhdojnë të mbahen edhe gjatë javëve në vazhdim, me tema të ndryshme.