Gjendja me Covid-19 në Kosovë po konsiderohet si stabile nga organet relevante dhe numri i të infektuarve ka rënë dukshëm krahasuar me muajt paraprak. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga ‘Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës’, informon se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 13 doza të vaksinës kundër COVID-19, derisa janë shënuar 27 raste pozitive.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 1.822.710 doza të vaksinës dhe 820.684 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë ka vazhduar thirrjet për të respektuar masat anti-covid, për të mbrojtur vetën dhe familjet tuaja nga infektimi!