Vendi ynë ofron mundësi të shumta turistike, falë bukurive natyrore që i posedon. Pavarësisht nëse jetoni në Kosovë apo jashtë saj, e gjitha që ju duhet, është një pikënisje, një orientim se çka të vizitoni, varësisht preferencës që keni. Po ju listojmë disa nga vendet që mund ti vizitoni gjatë kësaj vere:
Gryka e Rugovës padyshim është njëra ndër pjesët më të bukura që ka Kosova, ku edhe mund t’i quajmë edhe “si mushkëritë” e vendit tonë.
Drini i Bardhë është një nga lumenjtë me atraksionet më të bukura që ka Kosova.
Kalaja e Prizrenit apo fillimisht Prizreni si qytet, ka muze dhe shumë objekte të trashëgimisë kulturore që patjetër duhet ti vizitoni, e aty ndodhet edhe Kalaja e Prizrenit.
Shpella e Gadimës është një pasuri tjetër nëntokësore e vendit tonë, që njihet si e vetmja shpellë e mermerit në Kosovë.
Ujëvarat e Mirushës gjenden në fshatin Rudë të Malishevës, ndryshe të njohura edhe si Park Regjional i Natyrës, një ndër destinacionet më të bukura që ka Kosova.
Liqenati i Rugovës është parajsa e Bjeshkëve të Nemuna dhe njihet si vend ideal për ata që duan ta kombinojnë natyrën dhe notin në ditët e verës.
Pavarësisht a jetoni brenda apo jashtë vendit, Kosova ka shumë vende të bukura për t’i vizituar, të cilat po i vizituat një herë, padyshim që do t’ju bëjnë ti vizitoni përsëri.