– Nesër (27.10.22), në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë, do të keni mundësi të shihni nga afër shkrimtarin, aktivistin e të drejtave të njeriut, fituesin e festivalit të poezisë “Tirana Gate” dhe të bursës Sakharov si dhe njërin nga gjashtë evropianët që po bëjnë diferencën për vitin 2022, z. Arbër Selmanin! Ai do të rrëfejë copëza të jetës së tij përmes poezisë dhe tregimeve personale, të shoqëruara me kitarë nga z. Endrit Xërxa. Ngjarja do të organizohet këtë të enjte mbrëma, në ‘Europe House Kosovo’, duke filluar nga ora 19:00.
– Një ngjarjet tjera interesante për fansat e librit, vjen më datën 28 tetor (e premte), me fillim nga ora 19:00, ku prof. Labinot Kelmendi, do të ligjërojë mbi temën “Çmendia në letërsi”, që do të zhvillohet në Qendrën për Edukim dhe Kulturë ‘LIBART’, Biblioteka Hivzi Sulejmani, Prishtinë. Pas ligjëratës organizatorët janë përkujdesur edhe për një ambient festiv.
– Gjithashtu ‘ArtKos22’, për herë të parë organizon ekspozitën kolektive me 5 artistë, pjesëmarrës në platformën virtuale ‘ArtKos22’. Kjo ekspozitë do të mbahet në lokalin ‘Memories Lounge bar’, në Prishtinë, këtë të shtunë (29.10.22) dhe do të jetë e hapur për vizitorë gjatë orarit 10:00- 15:00
– Për fansat e muzikës, e shtuna do të sjellë shumë aktivitete interesante, e një njëra nga to mbahet në Soma Book Station. Pre-Party final i ‘Prishtina Music Conference’, me SoulMate (Kasheme / Cyrih). Artisti përshkruhet nga kritikët si njohës i shumë zhanreve muzikore që krijon momente dhe ambiente që arrijnë përtej hapësirës, një vend thjeshtësie dhe respekti përmes muzikës. Kjo ngjarje vjen në Prishtinë këtë të shtunë (29.10.22), me fillim nga ora 21:00.