“PËRTEJ – Archiving Transition” është ekspozita e tretë që “Galeria 17” e sjellë në kuadër të programit vjetor, derisa e njëjta është po ashtu pjesë e programit të “Manifesta 14”.
Për të njohur veten, për të vlerësuar tregimet tona, historinë tonë kulturore, për të ri-ndërtuar komunikimin mes brezash artistësh, njohës arti e artdashës ri-kthehet ekspozita “Përtej”.
Ekspozita “Përtej” ishte organizuar si projekt përbashkët i Galerisë “Dodona 2” dhe “Qendrës për Dekontaminim Kulturor 3” nga Beogradi, 25 vite më përpara.
Në kuadër të programit “Manifesta 14’, sot dhe nesër bëhet para-hapja e të gjitha ekspozitave dhe intervenimeve artistike, ndërsa me datën 23 hapen dyert e të gjitha hapësirave për publikun e gjerë.
“Galeria 17”, të dielën, organizon një reception/pritje, duke filluar nga ora 18:00 për të shënuar hapjen e ekspozitës së lartcekur, një pjesë e së cilës shpaloset në galeri, ndërsa pjesa tjetër në Hotel Grand, kati i parë, Salla “Collegium”.