Rëndësia e librave në jetën tonë është e shumfishtë. Librat janë të mbushur me njohuri, të japin mësime për jetën, të mësojnë për vështirësitë, dashurinë, frikën dhe çdo gjë të vogël që është pjesë e jetës. Librat përmbajnë njohuri për të kaluarën, qytetërimet dhe kulturat tona. Më poshtë sjellim disa nga titujt më të lexuar gjatë vitit 2021:
- ‘How Beautiful We Were’ nga autori Imbolo Mbue. Kjo novelë e bukur shtjellon një histori interesante që zhvillohet në një vend të Afrikës dhe ka të bëjë me shëndetin e njerëzve dhe mirëqenien e tyre.
- ‘Invisible Child: Poverty, Survival and Hope in an American City’, një roman fantastic nga Andrea Elliott që flet për jetën e vështirë të një vajze në New York, sfidat dhe vështërsitë e jetës së saj.
- ‘Intimacies’, nga autorja Katie Kitamura. Ky libër theu rekordet e shitjeve një roman i mrekullueshëm me një histori mbresëlënëse.
- ‘Klara and the Sun’, nga shkrimtari i njohur Kazuo Ishiguro. Ky roman i vlerësuar shumë dhe i shitur në mijëra kopje flet për intelegjencën artificiale dhe të ardhmen nëpërmes historisë së protagonists Klara.
- ‘Afterparties: Stories’, ky roman shumë i lexuar në vitin 2021 nga Anthony Veasna So, shtjellon historinë, sfidat dhe përjetimet e shumë emigrantëve në Amerikë të cilët arrijnë të ambientohen në një ambient të ri.