Bazuar në të dhënat e ofruara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, informon se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nga 6.169 testime, 108 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përderisa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.078, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 637.
Përsa i përket vaksinimit në vend, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.161 doza të vaksinës kundër COVID-19, përderisa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë 1.677.000 doza të vaksinës, ndërkaq deri më sot 784.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ministria e Shëndetësisë, njoftuar nga IKSHPK, poashtu informon qytetarët se në kuadër të rasteve të raportuara sot, ka raste të akumuluara për 3 ditë nga laboratorë privat , ku të raportuara janë gjithësej 1,006 testime dhe 39 raste SARS CoV-2 pozitive, gjë që ka ndikuar në rritjen e rasteve të raportuara sot. MSH apelon për marrjen e dozës përforcuese kundër COVID-19, e cila sipas saj, mbronë më shumë nga infektimi dhe përhapja e COVID-19 dhe njofton se për dozën përforcuese, të lajmëroheni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës.