Fillimet e reja dinë të jenë sfiduese, por në fakt kjo është e bukura e jetës, sepse kur i arrijmë qëllimet tona, ëndrrat tona pas shumë sfidave, ato na shijojnë shumë më shumë. E nisim bashkë këtë Vit të Ri, me qëllimin për të reflektuar tek vetja, me disa prej gjërave që na ndihmojnë të jemi version më i mirë i vetes tonë. E për të filluar mbarë këtë vit dhe për të qenë të suksesshëm, ekspertët japin këto këshilla:
- Gjumi: Mundohuni të flini gjatë natës për më shumë se shtatë orë, kjo do të iu ndihmojë jo vetëm të jeni më të freskët gjatë ditës por edhe të anashkaloni obezitetin dhe depresionin.
- Ushqimi: Nuk do fjalë që ushqimi është element kyç i një jete të shëndetshme, tentoni të ndiqni dieta të duhura për organizmin tuaj.
- Shoqërimi: Mundohuni të jeni person i shoqërueshëm, të krijoni lidhje të reja, miqësi të reja. Kjo lidhet me idenë e të krijuarit shoqëri kualitative, tek të cilët mund të mbështeteni kur keni nevojë.
- Qëndroni aktiv: Kjo mund të fillojë me gjëra shumë të thjeshta, vizitoni miqtë tuaj, ecni deri tek shtëpia juaj dhe zvogëloni kontaktin në rrjete sociale. Aktiviteti fizik nuk do të thotë vetëm të vraponi maratonën, mund të jeni aktiv thjeshtë duke realizuar punë të përditshme në një formë pak më fizike.
Viti i Ri le të jetë hapësira ku do të përmbusheni si njeri, punoni për ëndrrat tuaja dhe mos harroni se jeta është më e bukur kur jeni të dashur me të tjerët.