Përmes faqes së saj zyrtare, organizata “Let’s Do It Kosova”, bën thirrje për mbrojtje të mjedisit, me theks të veçantë në rrethinën e Gjilanit, prej nga u raportua për djegie të gomave e mbeturinave dhe u publikuan shembuj të ndotjes së lumenjve.
Me këtë rast “Let’s Do It Kosova” bën thirrje për mbrojtje të mjedisit tek institucionet gjegjëse dhe qytetarët e vendit. Kjo organizatë përsërit urgjencën për shqyrtimin e mundësisë për formimin e Policisë Mjedisore, kërkesë kjo që është shtruar nga organizata në fjalë tash e disa vite.