Në ambientet e Galerisë së Ministrisë së Kulturës, nesër (4 mars), në orën 19:00, bëhet ceremonia e hapjes së ekspozitës personale të piktores, Argenita Fetahu, e titulluar “Përtej”.
Veprat e saj paraqesin një temë që lidhet me përjetimet emocionale të kohës kur janë realizuar si dhe kanë një pikë referimi, eksperiencën e vet artistes, ndjeshmërinë, raportin mes të shkuarës dhe të tashmes. Përmes një fustani të nënës së saj, Argenita paraqet dy kohë, dy breza. Në të njëjtën kohë paraqet aspektin e emancipimit, se deri ku kemi bërë progres në këtë drejtim, apo kemi ngelur në të njëjtin stad me të kaluarën.
Ekspozita “Përtej “ do të qëndroj e hapur deri më 27 mars 2020.