Organizata jo-qeveritare ‘Toka, po i vazhdin aktivitetet për të rinjtë e vendit. Kjo organizatë ka ftuar të gjithë të interesuarit e moshave 15-16 vjeçare, të bëhen pjesë e grupit vullnetar.
Vullnetarët pjesëmarrës do të takohen një herë në javë, çdo të martë, në bibliotekën ‘Hivzi Sylejmani’ në Prishtinë nga ora 14:00, për të organizuar aktivitete të shumta që ndihmojnë komunitetin në mënyra të ndryshme.
Të gjithë të interesuarit, mund të dërgojnë të dhënat e tyre duke përfshirë emrin, moshën, shkollën dhe motivin e tyre, për të qenë pjesë e vullnetarëve, në email adresën: supermentorët@gmail.com apo mund të kontaktoni në numrin: 049 308 942.
Aplikimi është i hapur deri me datën 28 Janar të këtij viti.