Të gjithë kemi disa zakone të këqija, të cilat dëshirojmë t’i largojmë nga jeta jonë. Qëndrimi i gjatë në internet, pirja e duhanit, ushqyerja e pa shëndetshme dhe mos menaxhimi i financave janë vetëm disa nga zakonet që shumë njerëz përballen në jetë. Edhe nëse e urrejmë një zakon që e bëjmë, si pirja e duhanit ose kafshimi i thonjve, ne priremi të vazhdojmë t’i bëjmë ato, sepse ato na sigurojnë një lloj kënaqësie ose shpërblimi psikologjik.
Shkrimtari James Clear në librtin e tij ‘Atomic Habits’, shpjegon se si mund të largojmë zakonet e këqija në jetë duke përmirësuar shëndetin tonë mendor dhe fizik nëpërmes këshillave të mëposhtme:
- Rikujtoni vetes gjithmonë pasi keni bërë një veprim të gabuar duke u munduar që herën tjetër të mos e bëni gabimin e njëjtë.
- Gjeni aktivitete të reja dhe argëtuese që do të ju ndihmojnë ta largoni vëmendjen nga zakonet e këqija duke i zëvendësuar ato me gjëra që ju bëjnë të lumtur.
- Bindeni veten duke menduar në mënyrë racionale se zakonet tuaja po ju bëjnë dëm juve dhe të dashurve tuaj.
- Mundohuni të gjeni problemin e vërtetë. Nëse për shembull dëshironi të lini cigaren atëherë shikoni nëse ka gjëra të tjera që ju bëjnë të pini duhan siç janë stresi, lodhja, mos menaxhimi i mirë i kohës dhe mërzitja nga rutina ditore.
- Qëndroni të fokusuar në qëllimin tuaj dhe mos u dorëzoni deri sa të arrini qëllimin. Flisni me miqtë, familjarët dhe persona që do të ju ndihmojnë në largimin e zakoneve negative.